Juve kalon 1-0 Sporting Lisbona. Në Torino, “Zonja e Vjetër”, hedh një hap të përpara, për të siguruar një biletë për fazën gjysmëfinale të Europa League. Djemtë e Allegrin vuajtën jashtëzakonisht shumë, janë me fat që dalin me fitore nga kjo përballje e parë, pasi portugezët ishin superiorë në çdo aspekt, kishin kontrollin e lojës, prodhuan shumë raste për shënim, por në fillim Szczensy dhe më pas Perin, mbajtën portën të pa prekur.

1
1

Në minutën e 73-të, ishte Federico Gatti që pas një rrëmuje në zonë arriti të dërgoj topin në rrjetë, ky ishte goli i tij i parë me fanellën bardhezi. Në fund, në limitet e ndeshjes, Perin në dy kohë shpëtoi mrekullisht Juven. Max Allegri, në përfundim të sfidës kapet pas rezultatit, por nuk feston, pasi asgjë nuk ka përfunduar:

3
3

“E dinim që Sporting është një ekip i fortë, nuk ka përfunduar asgjë. Duhet të përgatitemi shumë mirë që të enjten të kualifikohemi në Lisbonë, u shpreh trajneri i Juves.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb