Në gol në frymën e fundit, në minutën e 97-të, shpëton Juven në “Stadium”. “Zonja e Vjetër” tregoi karakter, por kaq nuk mjaftoi përballë Sevilla-s, rezultati 1-1 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Ekipi i Allegri kishte disa raste për shënim, por Vlahovic në një mbrëmje jo nuk arriti të finalizonte, pavarësisht se u shërbyer në çdo formë.

El Nesri
El Nesri

Një keq vendosje e torinezëve në minutën e 26-të bëri që Sevilla t’i kapte “mat” me Ocampos që shërbeu ne qendër për En Nesyri, me sulmuesi maroken që nuk fali duke kaluar spanjollët në avantazh. Në pjesën e parë, Raktic flirtoi me golin e dytë, por “predha” e tij nga distanca u devijua nga Szczesny në këndore.

211740722 6a60a61c De0d 422b 876b 1b4db6b07e93
211740722 6a60a61c De0d 422b 876b 1b4db6b07e93

Në fraksionin e dytë, Juve e kishte të vështirë të reagonte, me Sevilla-n që i la pak hapësira, por atëherë kur më pak pritej, në minutën e 97-të, pas një pingpongu në zonë, Gatti me kokë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1.

“Deri në golin e pësuar bëmë mirë, por kur vjen momenti për ta mbyllur gabojmë shumë. Rrezikuam të pësonim edhe golin e dytë pasi dolëm nga ndeshja, ndërsa në pjesën e dytë bëmë më mirë. Sevilla është një skuadër eksperte, agresive. Do të jetë ndeshje kthimi e vështirë për ne, por edhe për ta, në fushë të hapur ne mund të bëjmë keq. Duhet të jemi të kthjellët dhe besimplotë pasi dëshirojmë të shkojmë në finale”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb