Mesfushori i kombëtares së Spanjës, Gavi, ka komentuar incidentet e fundit që përfshinë futbollistët argjentinas, duke deklaruar se nuk beson se ata duhet të ndëshkohen.
“Të jem i sinqert, nuk mendoj se ata duhet të suspendohen. E kuptoj se ajo që ndodhi nuk është shembull i mirë. Por është edhe kjo pjesë e futbollit që është pak më e dhunshme”, ka thënë Gavi. Kujtojmë që pas finales, Paredes ishte protagonist negativ, pasi sulmoi spanjollët.
