Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë ushpreh se mbrëmjen e së mërkurës, pati një përparim të rëndësishëm në Lindjen e Mesme.

“Ne i dhamë fund luftës në Gaza dhe në të vërtetë, mbi një bazë shumë më të gjerë, krijuam paqe”, tha Trump.

“Mendoj se do të jetë një paqe e qëndrueshme, shpresojmë një paqe e përjetshme”, thotë ai.

Në mbledhjen e kabinetit, Trump tani i ka vënë sytë nga e ardhmja e Gazës, duke thënë se Gaza do të “ribëhet ngadalë” nga vendet e pasura në rajon.

“Ajo që ata këto vende bëjnë do të bëjë mrekulli për Gazën”, thotë ai. “Ka një frymë të jashtëzakonshme që nuk e kam parë kurrë më parë”.

Ai gjithashtu e përshkruan numrin e viktimave të civilëve në Gaza si “hakmarrje të madhe” për sulmet e 7 tetorit, duke e çuar numrin e viktimave në 70,000.

“Në një moment, e gjithë kjo duhet të ndalet”, thotë ai. “Do ta bëjmë”.

Deri më tani, kjo ka qenë një lloj fitoreje për Trumpin, i cili ka ndarë kohë për të lavdëruar zyrtarët e ndryshëm amerikanë të përfshirë në negociata, përfshirë të Dërguarin Special Steve Ëitkoff, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Drejtorin e CIA-s John Ratcliffe.

Veçanërisht, Trump thotë gjithashtu se SHBA-të janë të gatshme të bashkëpunojnë me Iranin në të ardhmen, duke e përshkruar sulmin e tij ndaj objekteve bërthamore iraniane në fillim të këtij viti si një hap të rëndësishëm që ndihmoi në arritjen e marrëveshjes së paqes.

Mbledhja e kabinetit vazhdon, por ai tani ka kaluar te shqetësimet e brendshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb