TIRANE- Gazeta austriake “Österreich” në një artikull të sajin paralajmëron se javën në vazhdim, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të zgjidhet president.
Gazeta analizon se, Thaçi ka një përkrahje shumë të madhe nga populli i Kosovës, pasi 48 vjeçari ka udhëhequr Kosovën drejt pavarësisë.
“Presidenti kosovar zgjidhet nga një parlament i përbërë nga 120 deputetë. Në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, në raundin e tretë mjaftojnë vetëm 60 vota”, shkruan gazeta.
(ma.ar/BalkanWeb)
