TIRANE– 15 vite më parë erdha për të jetuar në Tiranë. Shtëpinë time të parë me qira e gjeta tek gazeta “Çelësi”. Një vit më vonë fillova punën e parë. E gjeta po prapë aty. Pas tre vitesh bleva makinën time.
Gazeta Çelësi më ndihmoi të gjeja Benz-in tim të dashur që sot e kam akoma në përdorim. Para pesë vitesh bleva një apartament të vogël tek Kodra e Diellit. Ku tjetër e gjeta përveçse duke rrethuar me stilolaps okazionet që ishin botuar në faqet e kësaj gazete. Një vit më parë nisa biznesin tim, një kompani e vogël call-center dhe një pjesë e stafit që kam rekrutuar, janë njohur me biznesin tim pikërisht përmes Gazeta Çelësi.
Po po, unë që shkoja me gazetë në dorë për të kërkuar punë, tani jam në vendin e ish-punëdhënësve të mi të parë. Dhe në të gjithë këto hapa, gazeta Celesi ka qenë shoqëruesja ime, guida ime e suksesit dhe çelësi që hap çdo derë!
Kush njofton, gjen!
![]()
(BalkanWeb)
