Emisoni “Koha për tu Zgjuar ” me moderatorin dhe gazetarin Klevin Muka edhe ditën e sotme ka vijuar intervistat me kolegët e televizionit, në studion e improvizuar në ambientet e redaksisë.

Sot ishte e ftuar moderatorja  e “Fit Station” dhe gazetarja Çenkuela Hasa.

Ajo u shpreh e tronditur në momentin kur kuptoi sulmin ndaj News24.

Hasa shtoi më tej se pavarësisht kushteve të vështira kolegët dhe gazetarët kanë qënë të angazhuar për përcjelljen e informacionit tek qytetarët.

Gazetarja gjatë fjalës së saj u shpreh e bindur që televizioni News24 do të rikthehet në mënyrë që të gjithë kolegët të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre.

“Ditën e shtunë kur kam hapur telefonin dhe kam parë se sa e rënduar ishte situata dhe kam qënë e tronditur. Unë kam parë se sa të angazhuar kemi qënë të gjithë kolegët dhe gazetarët e redaksisë për të qënë afër qytetarëve dhe përcjelljes së informacionit, pavarësisht kushteve të vështira ku ndodhemi. Unë jam e bindur që ne do të rikthehemi edhe më të fortë në mënyrë që të vazhdojmë të ushtrojmë profesionin tonë si gazetarë”, përfundoi ajo

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb