Një gazetar amerikan i quajtur Seymour Hersh ka pretenduar se SHBA-ja ishte përfshirë në shpërthimet në tubacionet nënujore të gazit Nord Stream vitin e kaluar.

Suedia dhe Danimarka, të cilët po hetojnë shpërthimet përgjatë tubacioneve, thanë se çarjet ishin rezultat i sabotazhit, por nuk thanë se kush ishte përgjegjës.

Duke iu përgjigjur raportit të Hersh, Shtëpia e Bardhë tha se ishte “trillim krejtësisht i rremë”, ndërsa nga ana tjetër ministria e jashtme e Rusisë tha se SHBA duhet të komentojë mbi “faktet” që ishin paraqitur.

Moska ka thënë vazhdimisht se Perëndimi qëndronte pas shpërthimeve edhe pse kjo është mohuar nga zyrtarët perëndimorë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: