Shoqata e Gazetarëve Europianë zhvilloi asamblenë e saj vjetore ndërkombëtare në qytetin simbol të Europës, në Bruksel.

Delegatët e gjithë degëve të Shoqatës zhvilluan edhe zgjedhjet, ku u rikonfirmua me 90% të votave gazetari shqiptar Arbër Hitaj, për herë të dytë në krye të një prej shoqatave më të vjetra në Europë.

8d18e4c4 63bf 4024 Bbb0 F3cf3e29a867
8d18e4c4 63bf 4024 Bbb0 F3cf3e29a867

Hitaj, në fjalën e tij, falënderoi pjesëmarrësit për mbështetjen e dhënë, duke u angazhuar për vëmendje të madhe ndaj forcimit të lirisë së medias, luftë pa kompromis ndaj lajmeve të rreme dhe sulmeve ndaj gazetarëve.

Ai theksoi se megjithëse Europa nuk po kalon periudhën e saj më të mirë për sa i përket lirisë së medias, ajo mbetet modeli më i qëndrueshëm dhe më i respektuar për mbrojtjen e gazetarëve.

31401c6e 7932 493e Aed3 Acb805beb93c
31401c6e 7932 493e Aed3 Acb805beb93c

Hapja e seksioneve të reja në Europën Veriore dhe pjesë të tjera të kontinentit janë prioritete të tjera që presidenti Hitaj i paraqiti para delegatëve nga seksionet e ndryshme të AEJ.

Në këtë takim të rëndësishëm u zgjodhën edhe anëtarët e tjerë të trupës drejtuese: 3 zëvendëspresidentë nga Spanja, Austria dhe Bullgaria.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb