Ish presidenti Amerikan, George Bush dhe bashkëshortja e tij Laura jo vetëm kanë qenë të fundit familje presidenciale që kanë vizituar Shqipërinë por nuk e kanë harruar respektin për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ditët e fundit Bushët kanë vlerësuar gazetarin shqiptar Enrik Mehmeti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ata dhe jetojnë. Pas aktivitetit në Dallas të Teksasit, bashkëshortja e ish-presidentit Bush, Laura ka dërguar dhe një përshëndetje për qytetarët shqiptarë nëpërmjet gazetarit shqiptar.

Gazetari Enrik Mehmeti është ndër gazetarët më të vlerësuar në kampin kombëtar dhe ndërkombëtar për shkak të angazhimit dhe realizimit të materialeve ekskluzive me interes kombëtar dhe ndërkombëtar duke u quajtur dhe “ambasador mediatik” në rrjet. Pak kohë më parë realizoi një video mesazh me gazetaren e mirënjohur italiane Laura Tangherlini duke kënduar një këngë shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb