Gazetari i njohur Ferdinand Samarxhi ka mbushur 77 vjeç, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në fushën e medias.
Me këtë rast, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i ka shprehur urimet më të përzemërta. Ai vlerësoi zërin e ngrohtë dhe veçantë të Samarxhit, që ka qenë i dashur për të gjithë pa dallim.
Spahiu theksoi gjithashtu rolin e tij si simbol i unitetit dhe bashkëjetesës ndërfetare në shoqëri.
Postimi i kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu:
Me rastin e ditëlindjes së 77-të të mikut dhe gazetarit të shquar, z. Ferdinand Samarxhi, i shpreh urimet më të përzemërta për shëndet, jetë të gjatë e mbarësi!
Zëri i tij i ngrohtë dhe i veçantë ka qenë gjithmonë i dashur për të gjithë, pa dallim feje a bindjeje, duke u bërë një figurë e respektuar nga mbarë shoqëria.
Për mua, portreti i Ferdinand Samarxhiut është portreti i unitetit dhe i harmonisë, ashtu siç e do dhe e kërkon tradita jonë e bashkëjetesës ndërfetare.
Ai është bërë një simbol i afërsisë, i komunikimit të ndershëm dhe i bashkimit shoqëror.
E shoh si një zë dhe figurë të çmuar për të gjithë, ndërsa kontributi i tij mbetet një enciklopedi e gjallë e ekranit televiziv, e vlefshme për breza të tërë, pa kufij besimi apo bindjeje.
I uroj nga zemra vite të tjera të mbara, të shëndetshme dhe të begata në jetë e në misionin e tij fisnik.
