Gazetari Almer Toska akuzon qeverinë për aksion selektiv në Theth. I pyetur nga moderatorja Ola Bruko, Toska tha se Rama nuk e nisi aksionin në bregdetin e jugut ku ka familjarë që pretendojnë se u janë grabitur pronat dhe ku janë ndërtuar resorte.
“Aty duhet ta merrte fadromën Edi Rama. Para se të shkohej në Theth, 5 orë nga Tirana, duhet të shkonte në Dhërmi, Ksamil”, tha Toska.
Almer Toska: Edi Rama kur erdhi në krye të bashkisë Tiranë, nuk e ka patur marrëdhënien me qytetarët por me ndërtuesit.
Nuk shquhet se do të gjelbërtën por do kullat. Mund të pyesësh ndërtuesit kur marrin leje ndërtimi, ata kërkojnë leje për 5 kate, ai i thotë bëje 20-30 kate.
Ai është një kryeministër që ka dashuri të egër për oligarkët dhe ata u sulën në tendera, koncesione kryesisht në bregdet. Rama nuk e nisi aksionin në bregdetin e jugut por ka familjarë që pretendojnë se u janë grabitur pronat ku janë ndërtuar resorte. Aty duhet ta merrte fadromën Edi Rama. Para se të shkohej në Theth, 5 orë nga Tirana, duhet të shkonte në Dhërmi, Palasë e Ksamil.
Për mua Thethi tregon shtetin selektiv ku ligji vepron mbi të varfrin. Thethi po përgatitet për t’ju dhënë dikujt.
(BalkanWeb)
