Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në Prime News24 dha deklarata të forta për izolimin e Erion Veliajt.

Lita shprehet se Veliaj ka marrë përkrahje brenda burgut në Fier. Sipas tij, Veliaj ruhet nga persona privatë.

Gazetari Lita deklaron se paligjshmëria është kthyer tashmë në një normalitet.

Lavdrim Lita: Erion Veliaj është në pozitë të vështirë dhe po i bën të madh Tiranës.

Po dëmton kryeqytetin, pasi po fut Tiranën mes tij dhe Ramës dhe askush nuk ia ka borxh. Me sa kam marrë informacion, Erion Veliaj ka marrë përkrahje brenda burgut në Fier, për t’a ruajtur, jo nga institucionet, por nga persona privatë.

Kemi hyrë në një vorbull paligjshmërie dhe ofertash që nuk kërkohen, siç janë koncesionet dhe PPP-të që bën shteti. Edhe në burg ka oferta të pakërkuara, që të ndihmojnë, që të provojnë supën kur ti kërkon ta hash dhe të mbrojnë kurrizin, kur lahesh në dush.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb