TIRANE- Gazetari Ervis Iljazaj i ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24” theksoi se qeverinë ‘Rama’ e ka zënë ‘poshtë’ çështja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si dhe kanabizimi i vendit.
Ai pohoi se prokuroria humbi besueshmëri tek publiku sa i takon kësaj çështje.
“Tema e diskutimit nuk është nëse ekziston çështja e lidhjes së krimit me çështjen ‘Tahiri’. Vet kryeministri e ka pranuar. Ai tha se; ‘këtu ka një gjendje të kriminalitetit në vend’. Ne jemi në një situatë që këtu ekziston çështja e kriminalitetit, dhe këtë maxhorancë e ka ‘zënë’ poshtë. Nuk do shpëtojë lehtë. Prokuroria nuk ka besueshmëri tek publiku, dhe po e pëson këto kosto. Por si po trajtohet kjo çështje?! Ketë maxhorancë e ka zënë ‘poshtë’ çështja ‘Tahiri’ dhe kanabizimi.”, tha Ervis Iljazaj.
(ed.me/BalkanWeb)
