Florenc Drizari, ish-gazetar i Panorama, ka reaguar me shqetësim dhe solidaritet lidhur me mbylljen e papritur të televizionit News 24, duke e konsideruar atë një lajm shumë të keq për industrinë e medias dhe punonjësit e saj. Ai shpreh mbështetje të plotë për gazetarët dhe punonjësit e prekur nga ky vendim, duke theksuar se ata nuk e meritojnë këtë stres dhe pasiguri financiare.

Për Drizarin, situata është e paimagjinueshme në një vend si Suedia, atje ku jeton, ku në sektorin e medias nuk mund të ekzistojnë vonesa në paga, kontrata të pasiguruara, ose institucione që mbyllin sytë për shkelje të tilla.

Ai i kujton publikisht institucioneve shqiptare dhe autoriteteve se duhet të jenë të përgjegjshëm për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të medias, dhe shprehet se asnjë gazetar nuk meritojnë të kalojnë nëpër këtë lloj pasigurie.

Postimi i Florenc Drizari: 

A DO ISHTE MBYLLUR TELEVIZONI NEWS24 NE SUEDI?

Une e quaj nje experience te vyer profesionale punen si gazetar ne gazeten Panorama – Panorama Online/Panorama Sport Online (2014 – 2016) dhe nje privilegj qe kam qene i ftuar disa here ne ekranin e News24 per tematika qe kryesisht lidhen me median/informimin. Dhe mbyllja diten e djeshme e Televizionit News24 eshte nje lajm shume i keq.

Mbeshtes plotesisht gazetaret dhe punonjesit e prekur dhe uroj qe palet te gjejne nje zgjidhje. Ata kurrsesi nuk e meritojne kete stres, mungese pune dhe mungese sigurie financiare krejtesisht te papritur.

Kjo situate do ishte e pakonceptueshme ketu ne Suedi per shembull.

Pse?

Ne Suedi nuk do kishte institucione qe heshtin; nuk do te kishte kryeministrer qe flet cdo dite per cdo gje dhe hesht kur mbyllet nje apo disa media ne vend.

Uroj qe institucionet e drejtesise t’i japin rendesine qe media meriton si pushtet i katert qe eshte dhe duhet te jete ne Shqiperi.

Punonjesit e medias nuk e meritojne kete.

Solidarizohem me gazetaret dhe cilindo qe mbeshtet kauzen e tyre.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb