TIRANE- Sokol Balla zyrtarizon kalimin tek “Vizion Plus”. Përmes rrjetit social Linkedin, gazetari i njohur ka përditësuar vendin e punës, ndonëse paralelisht ka vijuar edhe me promovimin e emisionit të ri që do të quhet “Real Story”.
333280
Largimin e tij përfundimtar nga Top Channel, Sokol Balla e lajmëroi po përmes një statusi mbrëmjen e 31 dhjetorit të vitit 2017. Teksa uronte kolegët e tij për Vitin e Ri, Balla tha se bashkë me 2017-ën mbyllte edhe kapitullin e tij në këtë tv.

“Uroj që të jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shumë kapituj për shumë nga ne. Një nga ata edhe unë. Në këtë fund 2017 dua të uroj së pari kolegët e mi, me të cilët kalova më shume se 12 vjet te paharruar dhe me të cilët, rruga ime ndahet sot”.- shkruante Balla.
auto_26196885_10215123768873384_369974944_n_11514750908
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: