Gazetari Isa Myzyraj, i ftuar në “Opinion” në News24, u shpreh se PD nuk ka shfrytëzuar një nga pikat e raportit të OSBE/ODIHR, që është gara e pabarabartë.

Myzyraj tha gjithashtu se të gjitha ato që thotë Berisha thuajse çdo ditë në daljet publike, realisht nuk ka krijuar impakt te qytetarët apo edhe tek institucionet që e kanë për detyrë për hetuar këto shkelje.

Isa Myzyraj: “Raport paraprak i OSBE/ODIHR u dërgon sinjale të qarta partive politike në Shqipëri. Por ne duhet të presin raportin përfundimtar për të parë të detajuar gjithça. Kulmin në raport që opozita nuk e ka shfrytëzuar është fraza ‘gara e pabarabartë që kanë pasur partitë’.

A po ia arrin qëllimet PD me denoncimet? Të gjitha ato që thotë Berisha thuajse çdo ditë në daljet publike realisht nuk ka krijuar impakt te qytetarët apo edhe tek institucionet që e kanë për detyrë për hetuar këto shkelje. E kam pyetur personalisht zotin Berisha pse nuk i çoni në SPAK? Më është përgjigjur se nuk është nevoja, pasi duket qartazi, duke lënë të nënkuptojë se nuk i beson më atij institucioni. Rastet duhen dokumentuar.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb