Në emisionin “Log” në News24, drejtoresha e përgjithshme e këtij televizioni, gazetarja Anila Jole ka risjellë kujtimet e saj nga vizita për herë të parë në Shqipëri në 21 shtator të vitit 2014.
Jole tha se energjia e asaj dite ka qenë e jashtëzakonshme dhe ndjehej kudo.
“Për mesazhet që dha për shqiptarët, admirimi i tij për popullin shqiptar martir, që ka vuajtur në diktaturë. Papa Françesku nuk harroi të japë mesazhe për rininë duke nxitur dhe bashkëjetesën fetare që Shqipëria e ka si askush tjetër. Ka arsye pse edhe Papa Gjon Pali, ashtu dhe Papa Françesku zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë, sepse kanë ca i tregojnë botës; “Shkojmë në një vend që na pret populli i të gjitha besimeve, një vend i etur për liri dhe demokraci”. Ndaj ne shqiptarët kemi pritshmëri të madhe për papën që do e zëvendësojë.
Anila Jole: Ka patur një lidhje të vecantë me popullin shqiptar, ndaj ata e kanë veçuar. energjia e ditës së ardhjes së papa Franceskut, e jashtëzakonshme. Gjithë ata njerëz që e prisnin, e adhuronin dhe energjia ndihej kudo.
Për mesazhet që dha për shqiptarët, admirimi i tij për popullin martir, që ka vuajtur në diktaturë, nuk harroi të japë mesazhe për rininë duke nxitur dhe bashkëjetesën fetare. Ka arsye pse zgjodhën Shqipërinë, kanë ca i tregojnë botës., shkojmë në një vend që na pret populli i të gjitha besimeve, një vend i etur për liri dhe demokraci. Ndaj ne shqiptarët kemi pritshmëri të madhe për papën që do e zëvendësojë.
(BalkanWeb)
