TIRANE- Pas kërcënimeve të mbërritura në redaksinë e televizionit “News 24” nga elementë terroristë, dhe kërcënimit të gazetares së “Gazeta Shqiptare”, Aurora Koromani, ka reaguar Ambasada Amerikane. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, Ambasada Amerikane ka theksuar se në një shoqëri të lirë nuk ka vend për kërcënime apo kanosje të gazetarëve.

Po kështu një ditë më parë, kandidati i majtë për bashkinë e Elbasanit, Qazim Sejdini, bëri një deklaratë që cënon lirinë e medias.

Në reagimin e Ambasadës theksohet rëndësia e shtypit të lirë në një vend, për të patur një demokraci të fortë.

“Kur shtypi është i lirë, demokracia është më e fortë. Një shoqëri e lirë s’ka vend për kërcënime apo kanosje të çdo lloji kundër gazetarëve”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb