TIRANE- “Unë kam vrarë”, libri me autore gazetaren Eni Vasili, vjen në stendat e Panairit të Librit të 19-të në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Duke nisur nga ora 08:00 të gjithë libradashësit mund t’i drejtohen stendave, por nëse do të donit librin me dedikimin e autores, ajo do të jetë e pranishme në panair duke nisur nga ora 18:00.

“Unë kam vrare”, një libër tronditës që hedh drite mbi një nga dosjet me delikate të të gjitha kohërave “Gratë që kanë vrarë’. Libri doli në treg më 8 marsit, dita Ndërkombëtare të të Drejtave të grave, si një akt rrëfimi dhe sensibilizimi për një Shqipëri që nuk e njohim dhe një realitet që e injorojmë. Libri nuk merr përsipër të fajësojë e as të shfajësojë, por nëpërmjet rrëfimit në vetë të parë tregon se ku janë rrënjët e vërteta të problemit, se si këto gra, nëna, motra, bashkëshorte u kthyen papritmas në vrasëse.

Historitë rrëqethëse të këtyre jetëve të përshkruara nga varfëria, dhuna, mungesa e edukimit janë gjithashtu një akt akuze për një shoqëri të munguar, për një shtet që nuk është aty për të mbrojtur individin në momentin e nevojës. Janë 10 gra që kanë vrarë dhe që pendohen në rrëfimet e tyre të gjata para gazetares Eni Vasili. Janë histori të frikshme të grave shqiptare të keqtrajtuara që nga lindja, të nëpërkëmbura, të vetme në betejën e tyre të mbijetesës, shpesh të paafta për të vendosur për fatin e tyre duke përfunduar në fund…në vrasëse.
libri i Vasilit
Përshkrimet e këtyre jetëve nuk kanë lënë indiferent shkrimtarin Ismail Kadare i cili ka shkruar parathënien e librit të gazetares Eni Vasili, ku analizon jo vetëm librin, por paraqet edhe tezat e tij për marrëdhënien dhe sjelljen e shqiptarëve ndaj gruas duke iu drejtuar historisë.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb