Gazetari Isa Myzyraj, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestës së Partisë Demokratike, të zhvilluar dy ditë më parë, ku  u konstatua se gazi i përdorur ishte i skaduar prej rreth tre vitesh.

Myzyraj u shpreh se në shumë raste, gazi lotsjellës i hedhur ndaj protestuesve u rikthye drejt forcave të policisë. Sipas tij, protestuesit ishin të përgatitur për rezistencë, çka ndikoi edhe në dinamikën e përplasjes mes tyre dhe uniformave blu.

Ai theksoi se gazi lotsjellës rezultonte i skaduar që prej vitit 2023, duke ngritur shqetësime serioze mbi pasojat shëndetësore të përdorimit të tij. “Kam lexuar se përdorimi i këtij gazi është disa herë më i dëmshëm dhe i ndaluar qartazi në protokollet ndërkombëtare”, deklaroi gazetari.

Sipas Myzyrajt, institucione ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe OSBE kanë rregulla të qarta mbi përdorimin e gazit lotsjellës, veçanërisht kur bëhet fjalë për substanca të skaduara, të cilat mund të përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e njerëzve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb