Skënder Gega ka marrë përsipër misionin e vështirë, për të rikthyer Partizanin. Dhe tifozët kanë treguar se nuk kënaqen me asgjë më pak se fitimi i trofeve. Këto të fundit mund të numërohen me gishtat e njërës dorë në 20 vitet e fundit.
Merkato është e kujdesshme, pasi çdo lëvizje rëndon për vazhdimësinë. Deri tani janë katër afrime. Bëhet fjalë për Xhuliano Skukën, Vusal Isgandarlin, Karlos Martinezin dhe Judah Garsian. Çdo lëvizje, si në hyrje dhe dalje, nuk konkretizohet pa marrë aprovimin e Gegës.
Largimet janë dukshëm më të shumta duke lënë hapësira për të rinjtë, por edhe afrime të tjera. Taipi, Padstrelau, Eleke, Domgjoni, Vujnoviç, Shala, Osmanllari, Mintongo, Piloto dhe Zuna dolën jashtë planeve për këtë edicion. Partizani po i beson trajnerit, për t’u rikthyer sërish te trofetë. Që ato të vijnë, fillimisht ekipi duhet të bindë.
