Teuta-Kukësi ishte një ndeshje jetike për të dy ekipet, sigurisht presioni ishte më i madh në radhët e verilindorëve, mungesa e rezultateve sa vjen e bën ambientin më mbytës.

Dy pikë në 4 ndeshje janë shifra që tregojnë qartë se diçka nuk shkon në radhët e Kukësit. Skënder Gega nuk arriti të zgjonte ekipin e tij as në transfertën durrsake, sigurisht që kartoni i kuq ndikoi jo pak, por në fund ato që mbesin janë pikët.

Për mënyrën se si shkojë kjo sfidë, pika e marrë nuk është për tu hedhur poshtë, pavarësisht se përballë kishin ekipin e dytë me rendimentin më të dobët këtë sezon.

Në një situatë të tillë, në mungesë rezultatesh dhe shumë larg asaj që synojnë drejtuesit e klubit, gjithçka mund të ndodhë. Sigurisht Gega është një trajner me shumë staturë, por në realitetin shqiptar dhe jo vetëm, çdo trajner e mbajnë në punë rezultatet.

Bledi Shkëmbi debuton me një pikë në këtë rikthim të tij të dytë në krye të Teutës. Tekniku ishte i sinqertë kur u shpreh pas barazimit pa gola se nuk ka në dorë shkopin magjik, por në sytë e tij Teuta është një ekip i mirë që mund të bëjë më shumë këtë sezon.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb