Eksperti i njohur i IT-së, Gent Progni, ka qenë një nga folësit në protestën masive që po zhvillohet përpara Kryeministrisë. Nga podiumi i tubimit, Progni ka lëshuar një alarm të fortë që lidhet me lirinë e fjalës dhe përpjekjet e dyshimta për të censuruar transmetimet e protestës në internet.
Ai ka denoncuar publikisht tentativat për ndërhyrje teknologjike me qëllim bllokimin e rrjeteve sociale, duke i bërë një thirrje të drejtpërdrejtë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).
“Në shkelje të ligjit po mundohen të bllokojnë rrjetet sociale, i bëj thirrje AKEP të mos bëhet pjesë e këtyre bllokimeve”, deklaroi Progni, duke iu referuar problemeve me valët dhe transmetimet live që po ndeshin qytetarët dhe mediat në bulevard.
