Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri përmes një postimi në Facebook krahason reagimin për të ndihmuar biznesin në vendet e Europës me Shqipërinë në kohën e pandemisë së Covid 19.

Sipas tij, i vetmi lajm në Shqipëri është fakti se Rama është me pushime, s’ka asnjë ndihmë as edhe indirekte nga qeveria per bizneset.

STATUSI I PLOTE
Megjithëse numri i rasteve COVID është nën kontroll dhe vdekjet kanë rënë, Evropa zien nga debati se:

* me nga sa miliarda euro dhe cila shtresë apo cili biznes duhet ndihmuar më shumë…
* sa duhet të jetë ulja e taksave dhe ndaj cilit biznes apo shtresë…
* mbulimi i shpenzimeve fikse të bizneseve duhet të jetë 75%, 85% apo 100%…
* cilat shpenzime dhe deri në çfarë mase duhet të shkurtojnë qeveritë për të përballuar situatën, dhe me ç’shumë do kontribuojë BE për të arritur maksimumin…
Qeveritë e kryeministrat janë në kulmin e punës!!!

Këto janë lajmet në secilin prej vendeve të njerzillikut!!

Në Shqipëri ku rastet janë 5 fishuar, vdekjet janë jashtë kontrollit, bizneset falimentojnë çdo ditë:

* asnjë shkurtim shpenzimesh për PPP dhe koncesione…
* koncesione e PPP të reja për rrugë e tunele që s’i duhen askujt…
* asnjë ndihmë as edhe indirekte nga qeveria madje as debat mediatik mbi situatën…

I vetmi lajm është se kryeministri është me pushime?!
I vetmi shqetësim është se pse këtë radhë ka veshur brekë…

#lani_duart
#mbaj_maskën

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: