Në fillim të karrierës së tij ai ishte një seks simbol, por pas vitesh të tëra pa ushtrime fizike dhe një jetë me ‘vese’, Gerard Depardieu duket shumë ndryshe.
Aktori francez duhet thënë që është plakur pak si shumë dhe fotot e publikuara nga ‘Gente’ e tregojnë realitetin e hidhur. Bark të madh dhe mbipeshë nga alkooli dhe ushqimi i tepërt. Prej disa kohësh ai thuhet se ka hequr dorë nga alkooli dhe ndoshta shpejt edhe nga ushqimi i tepruar.
Gjatë provave në teatrin Colon të Buenos Aires, ku ka sjellë në skenë disa monologje të Cyrano de Bergerac, Depardieu ka mbetur vetëm me xhinse, për shkak të të nxehtit.
Foto për të mos u humbur për fotografët prezentë, të cilët kanë filmuar profilin e tij extralarge.
Ai duket se nuk shqetësohet aspak dhe ka vazhduar të recitojë, duke kërkuar më pas diçka për të pirë nga asistentët e tij… por këtë herë asgjë alkoolike vetëm një gotë ujë të freskët!
(da.xha/BalkanWeb)
