Ka përfunduar seanca e sotme për Gërdecin në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Avokati Ardian Visha theksoi se dëshmitarët amerikanë do të ishte mirë që të vijnë në Shqipëri. Ai shtoi se akt ekspertimi i amerikanëve ka shumë të meta dhe paqartësi.

“Të gjithë ata që pretendohet të jenë dëshmitarë, e mira do të ishin mirë të ishin në Shqipëri. Ne kemi këmbëngulur që amerikanët të pyeten me video-konferencë. I gjithë procesi për ne duhet të ishte mbyllur në një seancë. E vërteta determinohet mbi të gjitha për atë që ndodhi në Gërdec.

Akt ekspertimi i amerikanëve ka shumë të meta. Akt ekspertiza thotë se mund të ketë ndodhur kjo, por edhe ajo, nuk është e qartë. Ne kërkojmë përballje me ekspertët, që dijet e tyre të jenë më të thelluara”, u shpreh avokati Visha.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb