ELBASAN

Gryenin në mëyrë të paligjshëme shtratin e lumit Shkumbin duke marrë inerte, vihen në pranga nga Policia e Elbasanit 3 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specilaistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Adriatik Balliu, 36 vjeç, Xhelal Mosha, 56 vjeç dhe Ardian Hazizi, 48 vjeç, të tre banues në Kavajë si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit S.B., 48 vjeç dhe D.C., 54 vjeç, banues në Kavajë.

Këta persona në fshatin Hoxhaj, Peqin, u gjetën duke marrë inerte në mënyrë të paligjshme në lumin Shkumbin me tre mjete të tonazhit të rëndë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb