Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha se qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë variantin e propozuar nga Bashkimi Evropian për themelimin e Asociacionit nëse Serbia nuk zbaton detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit.

“Ne nuk e zbatojmë atë draft, që është në kuadër të procesit të Brukselit, pa u zotuar Serbia që edhe ajo të zbatojë pjesën e saj të punës. Prandaj duhet t’i ndajmë gjërat ose po e trajtojmë Asociacionin në Bruksel ose po e trajtojmë në Kosovë. Por dy proceset nuk mund t’i lidhim bashkë”, tha Gërvalla.

Ajo tha se vjeshtën e kaluar Qeveria e Kosovës dërgoi komentet e saj mbi këtë variant të BE-së, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

“Ai dokument në formën që është dhe në suazat që është dorëzuar nuk është në gjendje të dorëzohet nga ana jonë në Gjykatën Kushtetuese”, tha shefja e diplomacisë kosovare për Zërin e Amerikës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: