Adele mori pjesë në ndarjen e çmimeve Grammy 2023, por duket se takimi me Dwayne Johnson i dha më shumë gëzim sesa çmimi i saj. Këngëtares iu dha çmimi “Performanca më e mirë solo pop”. Gjatë fjalës së hapjes, drejtuesi i mbrëmjes, Trevor Noah, i tha asaj: “Personi që Adele ka dashur gjithmonë të takojë është Dwayne Johnson. Madje zbulova se ai është edhe një fans i madh i juaji”.
Natyrisht, Adele u emocionua dhe nuk mund ta fshihte gëzimin dhe emocionin kur mori një përqafim të madh nga ish-mundësi profesionist dhe aktori i njohur. Konkretisht, Dwayne Johnson iu drejtua tavolinës së saj, duke bërë që ajo të shpërthejë në të qeshura dhe të skuqet.
“Ju të dy takohuni, më duhet të vazhdoj prezantimin” , tha prezantuesi me humor.
The hilarious moment when Trevor Noah surprised Adele with The Rock. 🤣 #GRAMMYs pic.twitter.com/PNjNv51BmY
— Entertainment Tonight (@etnow) February 6, 2023
Në të kaluarën, këngëtarja ka deklaruar se nëse do ta takonte personalisht Dwayne Johnson, do të “qante vërtet”.
It finally happened — Adele got to meet The Rock! 💫#GRAMMYs pic.twitter.com/Vk4JVSUDAF
— Adele Access (@AdeleAccess) February 6, 2023
“Unë kam qenë fansi i tij më i madh kur ai ishte mundës. Ai më dërgoi lule në një koncert dhe unë rashë nga karrigia ime”, i tha ai Nicky de Jagger.