Miriam Cani ka publikuar ditën e djeshme një postim melankolik.

Ajo ka kujtuar nëpërmjet një fotoje në Instagram ditëlindjen e nënës së saj duke i dedikuar edhe disa fjalë prekëse.

”Gëzuar ditëlindjen e bukura ime, më mungon në çdo frymëmarrje mami. Do kisha dhënë gjithçka që Ameli dhe Duam të ndjenin njëherë aromën tënde të ëmbël dhe dashurinë tënde hyjnore”, shkruan artistja e njohur në postimin e saj në Instagram. Alban Skënderaj ka realizuar një këngë për nënën e bashkëshortes së tij 10-vite më parë. Kantautori i kishte shkruar këto vargje të ndjera si një dedikim, por kishin vendosur të mos i bënin publike dhe dhimbjen ta mbanin për vete.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një ndër çiftet më të dashura në vendin tonë. Megjithëse janë aktivë në rrjetet sociale, ata rrallë herë ndajnë poza krah njeri tjetrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb