Vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas feston ditëlindjen e saj të 20-të. Aktorja hollivudiane e cila e ka shprehur shumë herë në publik dashurinë e madhe që ka për Karisin, është kujdesur ta urojë edhe publikisht.

Ajo ka realizuar një video, në të cilën ka mbledhur momente të ndryshme nga jeta e saj dhe i ka dërguar urimet në rrjetet sociale.

Në klipin e shkurtër, vajza e saj shihet për herë të parë duke kërcyer para një liqeni, ndoshta në ndonjë pushim familjar. Më pas ajo shfaqet duke u rritur dhe ka edhe një foto të saj dhe nënës së saj.

Aktorja e ka ndarë videon me miqtë e saj online në llogarinë personale në Instagram.

Në mbishkrimin e postimit të saj, ajo shkroi: “Sot, 20 vjet më parë, vajza ime Karis erdhi në krahët e mi dhe që atëherë, nuk ka pasur asnjë ditë që të mos e kem dashur.

  • foto galeri

Gëzuar ditëlindjen, zonjë e bukur”. Vajza e saj nga ana tjetër është kujdesur ta falënderojë në komente dhe ka shkruar: “Faleminderit mami! Të dua shumë dhe faleminderit për nënën e mrekullueshme që ke qenë për këto 20 vite”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb