Kryeministri Edi Rama ka uruar sot 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale ku ka ndarë edhe pamje nga vizita e djeshme në Prishtinë, Rama shkruan se ndjehet i keqardhur që nuk do të jetë pjesë e manifestimit në mbështettje t ëish krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb