Një nga dyshet më të njohura të blogerëve të udhëtimit në rrjetet sociale, Alicia & Nate, të njohur si @thepassportcouple, kanë bërë bujë me postimin e tyre më të fundit nga Shqipëria – duke vendosur në qendër të vëmendjes jo vetëm qytetin e Korçës, por edhe Birrën Korça, si simbol i festës dhe mikpritjes shqiptare.

“Ju ndoshta s’e keni dëgjuar kurrë këtë vend… por sapo organizoi një nga karnavalet më të çmendura që kemi përjetuar ndonjëherë!” – shkruajnë ata, ndërsa në sfond shfaqen pamje nga festa, atmosfera tradicionale dhe një gotë birrë që ngrihet me një buzëqeshje.

Birra Korça del në pah si pjesë e pandashme e eksperiencës kulturore dhe festimeve shqiptare.

E prodhuar në zemër të qytetit, me traditë dhe shije autentike, Birra Korça është gëzimi që bashkon vendas e të huaj, e që po rrëmben vëmendjen e udhëtarëve nga e gjithë bota.

Ky promovim organik jo vetëm që i shton vlerë qytetit të Korçës, por e vendos Birrën Korça në hartën globale të markave tradicionale që duhen provuar gjatë çdo udhëtimi në Shqipëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb