Fiks një vit më parë nga ndarja e tyre, Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelo janë kthyer së bashku.

E tregojnë fotot e publikuara ekskluzivisht nga Chi, ne edicionin e të mërkurës 25 korrik. Këngëtarja dhe dashuria e jetës së saj po kalojnë disa pushime në vilën e Sandenjës dhe nuk humbin rastin për të treguar lumturinë e tyre.

Që nga përkëdheljet në tarracën e shtëpisë tek përqafimet në plazh deri tek shëtitjet çift me motor uji, gjithçka dëshmon së të dy kanë gjetur sintoninë e dikurshme.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb