Disa orë pasi u zbulua nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve se ajo u arrestua për marihuanë, Gigi Hadid postoi foto nga pushimet e saj, ndoshta në ishujt Kajman.

Modelja ka shkruar në mbishkrim: “Më në fund jam mirë, gjithçka mirë” dhe ka postuar një video ku shihet duke shijuar detin në një plazh.

Ajo gjithashtu ka pozuar për 78 milionë ndjekësit e saj me rroba banje.

Supermodelja 28-vjeçare ka udhëtuar nga SHBA-ja me shoqen e saj, Leah Nicole McCarthy, kur zyrtarët e aeroportit kanë “skanuar” bagazhet e tyre pas mbërritjes dhe kanë gjetur një sasi marijuane. Ngjarja ka ndodhur të hënën e 10 korrikut, por u bë i njohur më 18 korrik nga agjencia lokale Cayman Marl Road.

Sipas raportimeve, kërkimet rezultuan në zbulimin e marijuanës nga autoritetet. Hadid dhe McCarthy u arrestuan me dyshimin për importimin e kanabisit dhe mjeteve të drogës.

Të dyja u arrestuan fillimisht për hetime të mëtejshme, por në fund u liruan me kusht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Modelet u paraqitën në Gjykatë më 12 korrik dhe u deklaruan fajtore. Të dy u gjobitën me 1000 dollarë dhe iu shmangën dënimit.

“Gigi po udhëtonte me marihuanë që ishte blerë ligjërisht në Nju Jork me licencë mjekësore, ” tha një përfaqësues i Hadid për E! Lajme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: