Gigi Hadid thuhet se nuk dëshiron që nëna e saj, Yolanda Hadid, të ndërhyjë në romancën e saj me Bradley Cooper. Sipas një raporti nga Heat Magazine, supermodelja nuk po e nxiton romancën e saj me aktorin pasi dëshiron të marrë kohën e saj për ta njohur më mirë atë.

Një burim i tha medias se Gigi ka frikë se romanca e saj me Bradley-n do të shpërbëhej nëse ajo lejon që mamaja e saj të ndërhyjë.

“Gigi nuk dëshiron të luajë lojëra apo t’i nxitojë gjërat. Ata po e shijojnë vërtet shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po shkon mirë. Bradley e pëlqen atë sepse ajo nuk po sillet e dëshpëruar apo shtytëse,” tha burimi i brendshëm.

Burimi tha se Gigi po largohet nga çdo këshillë që vjen nga Yolanda Hadid pasi ajo është “nervoze se çfarë do të thotë nëna e saj kur Bradley të jetë pranë”.

Sipas burimit, Gigi është shumë dhënë pas Bradley-t dhe dëshiron shumë që ai të përfshihet seriozisht, madje ajo do të martohej me të që nesër nëse ai do t’ia kërkonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: