Vetëm pak javë pasi parakaloi në pistën e Parisit për koleksionin e ri të markës ‘Jacquemus’, Gigi Hadid paketoi valixhet për të nisur pushimet e saj verore.
Supermodelja 28-vjeçare ndau një foto nga arratisja e saj tropikale përmes një serie fotosh në Instagram.
Në postimin e saj, ajo ka pozuar në një shezlong me bikini shumëngjyrëshe, e veshur me varëse të ndryshme dhe me flokët të shkujdesur.
Fotoja u pasua nga një foto e Hadid duke buzëqeshur, e shtrirë në krah dhe duke treguar një tatuazh të madh dragoi në këmbën e saj të djathtë, i cili tërhoqi shpejt vëmendjen e fansave të saj.
Gigi Hadid shows off massive dragon tattoo on hip in new bikini pics https://t.co/sGek79Dcha pic.twitter.com/E05ZlkQ6LY
— Page Six (@PageSix) July 16, 2023
Modelja nuk ka specifikuar nëse bëhet fjalë për një tatuazh të rregullt apo të përkohshëm. Një ndjekës komentoi dhe shkroi: Papritmas…dragonjtë janë kafsha ime e preferuar?”, ndërsa një fans tjetër tha: Ok e ke marrë shumë seriozisht verën moj vajzë e nxehtë”.
Ajo ndau një tjetër imazh të tatuazhit përmes story, duke shkruar: “A jam në moshën e ‘Vajzës me tatuazh dragoin?’”. Hadid, e cila është nënë e një fëmije, Kai, me ish-Zayn Malik, ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të 28-të.
