Në kuadër të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia”, që këtë vit përfshin edhe Tiranën, Policia Rrugore ka filluar zhvendosjen e automjeteve të parkuara gabimisht përgjatë itinerarit të këtij eventi.

Kjo masë synon të sigurojë mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv dhe sigurinë publike. Ndërkaq, qytetarët ftohen të tregojnë mirëkuptim dhe të shmangin parkimet në rrugët e bllokuara.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Policia Rrugore e Tiranës/Nis zhvendosja e automjeteve që pengojnë itinerarin e garës “Giro d’Italia”.🚴🚴‍♀️🚴‍♂️

Në kuadër të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë etapës që do të zhvillohet në Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë nisur procesin e zhvendosjes së automjeteve të ❌parkuara në mënyrë të gabuar, për një kohë të gjatë, në rrugët e njoftuara zyrtarisht si të bllokuara.

⚠️Automjetet do të largohen me mjet ngritës (karrotrec) dhe do të çohen në një hapësirë të dedikuar, 📍në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës.

Procesi i kontrollit dhe zhvendosjes do të vijojë deri sa të lirohet e gjithë hapësira e itinerarit të garës.🆓

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë iu bën thirrje qytetarëve/drejtuesve të mjeteve, të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, për zbatimin e këtyre kufizimeve që do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie. Gjithashtu, apelon që të shmangen parkimet e gabuara, në akset e përfshira në itinerarin e garës.

Mbarëvajtja e garës ndikon pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejt në imazhin e vendit.🇦🇱👮‍♀️👮‍♂️

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb