Antiono Conte dhe Andrea Agenlli u kthyen në personazhet kryesorë në post sfidën Juve-Inter. Gishti i mesit i teknikut ziklatër dhe ofendimet e presidentit të “Zonjës së Vjetër” ishin kryefjala në mediat italiane, një situatë aspak e hijshme e cila pritej të kishte pasoja për të dy, por në fakt nuk rezultojë kështu. Gjykata Sportive nuk ka marrë asnjë masë për Conten dhe Agnellin, i njëjti vendim edhe për Fabio Paratici dhe Gabriele Oriali.

Conteee
Conteee

Antionio Conte u shpreh pas ndeshjes se gjyqtari i katër kishte parë dhe kishte dëgjuar gjithçka por në raportin e tij nuk kishte asnjë detaj jo sportiv që mund të sillte dënimin e tyre. Të vetmit që u dënuan nga Gjykata Sportive ishin Marcelo Brozovic dhe Alex Sandro, të dy u pezulluan për një ndeshje për gjeste jo korrekte ndaj kundërshtarëve. Braziliani humbet në këtë mënyrë finalen e Kupës së Italisë kundër Atalanta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb