TIRANE – “Natën e Bardhë”, më 29 nëntor në Tiranë do të vijë një nga këngëtaret më të mira italiane, Giusy Ferreri. Lajmin e bën të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më anë të një postimi në Twitter.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pasi uron një muaj të mbarë në këtë fillim nëntori, njofton dhe ardhjen në Tiranë të këngëtares së famshme italiane, Giusy Ferreri.

Nata e Bardhë, pritet të festohet nën tingujt e muzikës së këngëtares italiane. “Ju përshëndes me këtë këngë, nëntor të mbarë. Për ‘Natën e Bardhë’ do e kemi në Tiranë”, shkruan kryebashkiaku, ndërsa poston edhe linkun këngës “Novembre” të Giusy Ferrerit.
(er.cu/BalkanWeb)
