Tetë të burgosur u vranë dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur gjatë trazirave që shpërthyen të enjten në dy burgje të Ekuadorit.

Sipas autoritetit të burgjeve, SNAI, katër persona humbën jetën në një burg në Latacunga, në provincën Cotopaxi, ndërsa katër të tjerë u vranë në burgun El Inca, në kryeqytetin Quito. Të plagosurit po marrin trajtim mjekësor.

Autoritetet njoftuan se kanë identifikuar të dyshuarit për përfshirje në trazira dhe po planifikojnë transferimin e tyre në burgun e sigurisë të lartë El Encuentro, në provincën Santa Elena.

Forcat e rendit po zhvillojnë operacione në të dy burgjet për të rivendosur kontrollin.

Burgjet e Ekuadorit janë përfshirë vazhdimisht nga përplasje të përgjakshme mes bandave kriminale rivale, me një seri masakrash të regjistruara që prej vitit 2021.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: