Ditën e djeshme, tre djemtë e liderit të Hamasit, Ismail Haniya, humbën jetën si pasojë e një sulmi izraelit.

Hazem, Amir dhe Mohammed ishin duke vizituar disa të afërm me rastin e festës së Fitër Bajramit, kur u bënë pre e sulmit dhe humbën jetën së bashku me tre fëmijët e tyre.

Në videon e shpërndarë në mediat ndërkombëtare, shihet lideri i Hamasit në momentin kur merr vesh lajmin e hidhur, ai ishte në një vizitë në spital në Doha për të parë gjendjen e të plagosurve në Gaza.

Në momentin që merr vesh lajmin e kobshëm, Ismail Haniya shfaqet i qetë. Ai shprehet se shpreson që Allahu të ketë mëshirë për shpirtrat e tyre.

“Është vullnet i Zotit” , dëgjohet të thotë ai.

Ndërsa pyetjes nëse duhet që të ndërprisnin vizitën, ai iu përgjigj se nuk ka asnjë arsye për diçka të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb