Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër në Kuvend pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, duke kritikuar mazhorancën dhe ministrat e qeverisë për qëndrimin ndaj qytetarëve.
Duke iu drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Zhupa i kujton Ballës protestat kur PS ishte në opozitë, ndërsa akuzoi mazhorancën se po sillet me arrogancë ndaj qytetarëve.
“Nuk kalon me një vërejtje ky që i ka hipur policëve mbi koka dhe i ka dhunuar kur ishte në opozitë. Ju jeni mazhorancë hajdutësh dhe frikacakësh. Sot i vidhni shëndetësinë, arsimin e të ardhmen, shpresën shqiptarët, dhe më pas i dhunoni se jeni frikacakë të hyni në sallën e Kuvendit. Keni frikë nga veza, Nuk është klasifikuar veza si armë që sjell pasoja. Vjen ministri e i thotë budallenj protestuesve. Nuk e meriton një vetë ky? Ky që paguhet nga taksat e tyre, ti u thua terrorist, s’e meriton një vezë ti?”, tha ai.
