Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përkujtoi sot 21 Janarin, duke nderuar kujtimin e katër qytetarëve që humbën jetën në zemër të kryeqytetit 15 vjet më parë.

“21 Janar ishte një nga ditët më të errëta që përgjaku Tiranën, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve. Plaga e dhimbjes së familjeve mbetet ende e hapur. Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi. Nuk ju harroj!”, shkroi Veliaj në një postim publik.

Deklarata e tij u bë në përvjetorin e 15-të të ngjarjes, një ditë që shënon një nga kapitujt më tragjikë në historinë e vendit tonë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: