Gjashtë ushtarë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur një minë tokësore shpërtheu ndërsa ata po patrullonin një zonë të shkatërruar nga konflikti në Meksikën perëndimore .

Shpërthimi rezultoi në “shkatërrimin e plotë” të automjetit të blinduar në të cilin udhëtonin viktimat – dy oficerë të Gardës Kombëtare dhe katër anëtarë të forcave speciale .

Automjeti ndodhej në një sektor në kufirin e shteteve Michoacan dhe Jalisco, ku Karteli i Gjeneratës së Re të Jaliscos (NGJ) dhe Cárteles Unidos (“Kartelet e Bashkuara”), janë të përfshira në një konflikt për kontrollin e territorit.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum shprehu solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre dhe dënoi përdorimin e “pajisjeve shpërthyese” kundër forcave të sigurisë, duke shmangur fajësimin e ndonjë bande me emër.

Dy të plagosurit u dërguan në një spital në qytetin Apatzingan, ndërsa forcat e armatosura dërguan gjashtë avionë dhe katër helikopterë në zonën ku ndodhi sulmi për të ofruar “mbështetje” për anëtarët e tyre që veprojnë në terren, sipas dokumentit.

Më herët këtë vit, administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump i caktoi KNGH-në dhe bandën Cárteles Unidos si organizata të huaja “terroriste”, duke i akuzuar ato në veçanti për trafikim të fentanilit.

Uashingtoni kishte ofruar më parë një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për kapjen e udhëheqësit të CNG-së, Nemesio Oseguera, ose “El Mencho”.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb