Një gjel gjigand nga Kosova i quajtur ‘Merakli’ përveç vëmendjes që ka marrë në rrjetet sociale është bërë lajm edhe nga mediat botërore.

Videoja e publikuar në rrjetet sociale është parë 81 milion herë, ndërsa njerëzit janë shprehur të habitur për madhësinë e tij.

Videoja e postuar më 17 mars është filmuar në Kosovë, ndërsa duket gjeli gjigant duke shëtitur nëpër oborrin e një shtëpie. Gjeli është në pronësi të Fitim Sejfijajt nga Kosova dhe duket si një dinosaur, shkruan Daily Mail.

Edhe pse nuk dihet saktësisht origjina e këtij lloji të gjelit, sipas Livestock ai vjen nga Amerika dhe është importuar vite më parë nga Shangai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: