Gazetari Ergys Gjencaj, i ftuar në Programin e Drekës në News 24, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili sugjeroi mundësinë e mosfutjes së tij në listën e kandidatëve për deputetë.
Gjencaj theksoi se nuk është çudi që Rama të mos jetë në listë, duke e konsideruar këtë një taktikë elektorale nga ana e tij. Sipas tij, Rama ka përdorur shpesh strategjinë e përfshirjes së të rinjve në listat e mbyllura, ndërsa përdorimi i listave të hapura mund të sjellë pakënaqësi mes kandidatëve që kanë shërbyer tashmë në pozita të caktuara, duke u kthyer në një “boomerang” për partinë.
Ergys Gjencaj: Nuk është çudi që Rama mos të jetë jashtë listës së kandidatëve për deputetë. Kjo duket një taktikë elektorale e Ramës. Rama e ka taktikë edhe futjen e të rinjve në listat e mbyllura.
Duke lënë kandidatë për deputetë në lista të hapura, ata që kanë së paku një mandat, mund të kthehet edhe në boomerang, pasi mund të lindin pakënaqësi.
(Balkanweb)
