KOSOVE – Policia e Kosovës ka zbuluar 2.2 kilogramë TNT në xhaminë e Drenasit.

Burime të portalit Koha.net brenda Policisë së Kosovës bënë të ditur se “janë gjetur 2.2 kilogramë TNT në xhami, por kjo sasi eksplozivi ka qenë pa detonator, që nuk ka pasur mundësi shpërthimi”.

Ndërkohë, zëdhënësja në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti tha se deri tani nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këtë rast, dhe hetimet do të vazhdojnë.

Ndërkaq, imami i xhamisë së Drenasit deklaroi se “xhamia do të vazhdojë të funksionojë normalisht që prej ditës së nesërme”.

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: