Një 60-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sheqeras, në bashkinë e Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja kishte ndërruar jetë rreth tre ditë më parë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore që do të ndihmojë në sqarimin e rastit.
